Lajme

Kapen me drogë, arrestohen dy shtetas të huaj në Qafë-Thanë

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 22 July 2017

Dy raste të prodhimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike janë goditur ditën e djeshme nga Policia Kufitare në Qafë-Thanë.
Siç bën me dije policia, në pranga janë vënë dy shtetas të huaj, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe një tjetër.

Ditën e djeshme, në pikën kufitare të Qafë-Thanës është paraqitur shtetasi çek Petr Porada, i cili udhëtonte me mjetin tip “Skoda” me pasagjere shtetasen T.G.

Gjithashtu edhe shtetasi gjerman Claus Benten, i cili udhëtonte me mjetin tip “Toyota”. Nga të dhënat e parë, mësohet se destinacioni i tyre ishte shteti maqedonas.

-Advertisement-

Gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën kanë ushtruar ndaj tyre dhe ndaj mjeteve me të cilat udhëtonin, konkretisht në çantat personale të tyre iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2,6 gr lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa, shtetasit çek.

Po ashtu, nga kontrollet i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gr lëndë e dyshuar narkotike si resin (çokollatë) dhe 1,9 gr lëndë Cannabis Sativa, shtetasit gjerman.

Veprimet procedurale të dy rasteve u kryhen nga Sektori për Narkotikët e Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Pas konstatimeve të para, policia sqaron se ka vënë në pranga Petr PORADA, 35 vjeç, banues në Pragë-Çeki, si dhe  Claus BENTEN, 50 vjeç, banues në Osnabruck-Gjermani.

Ndërsa, ka nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe T.G, 18 vjeçe, banuese në Pragë-Çeki.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera