Lajme

Kapen cigaret e vjedhura, Abazoviq: S’ka hajgare me shtetin

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 02 October 2022

Po vazhdon aksioni për mbledhjen e provave drejt zbulimit të rrjetit të kontrabandës.

Shoferi i kamionit të zhdukur dhe një punonjës i Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave janë arrestuar mbrëmjen e sotme nën dyshimin se kanë lidhje me zhdukjen e cigareve me vlerë gati një milion euro, mëson Vijesti.

Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

-Advertisement-

Ai thotë se “nuk ka shaka me shtetin”.

“Mirëpresim reagimin e shpejtë të organeve kompetente në vazhdimin e frenimit të kontrabandës së cigareve ilegale! E premtuam dhe e bëmë: luftën kundër krimit pa falje!”, shkruan ai në Facebook./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera