Lajme

Kapen cigare pa banderola dhe duhan të papërpunuar(Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 15 June 2017

Dogana e Kosovës  dje gjatë një patrulle në rajonin e Vushtrrisë ka konfiskuar një sasi të madhe të duhanit pa banderola.

Ndërsa sot gjatë një kontrolle në tri lokacione te ndara ka konfiskuar edhe një sasi të madhe te duhanit fletë dhe të ngrirë.

Komunikatën e plotë të policisë së Kosovës mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Dje njësit e Doganës së Kosovës gjatë patrullime rutinore në rajonin e Vushtrrisë kanë arritur të vërejnë sasi të duhanit pa banderola. Njësit e doganës menjëherë kanë organizuar një kontroll në lokacionin e dyshuar. Pas fillimit të kontrollës në lokacionin e dyshuar nuk janë gjetur cigare pa banderola por gjatë kontrollit të automjeti të dyshuarit janë gjetur sasi të konsiderueshme të duhanit. Sasia totale ishte rreth 22000 copë cigare të llojeve si Ëest, Dard, King, Bohemi, Ëinston, Trakadero. Automjeti dhe duhani janë konfiskuar derisa ka filluar procedura kundërvajtëse dhe hetimore për prejardhjen e tyre.

Kurse sot në zbatim të urdhëresës së Gjykatës, është zhvilluar një kontroll në 3 lokacione të ndara, ku gjatë ushtrimit të kontrollit janë ndalur dhe sekuestruar:

870 kg duhan fletë

280 kg duhan i grirë

makina për bluarjen e duhanit

1 pistoletë

Derisa bluarja dhe shitja në treg e këtij duhani në mënyrë te paautorizuar duke iu shmanguar të gjitha kontrolleve do të shkaktonte evazion fiskal për shumën e taksave në lartësi rreth 40000 €.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera