Lajme

Kapen 4kilogramë heroinë dhe 10 kokainë, arrestohet një shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 31 October 2023

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Rumanisë, i dyshuar si kreu i një grupi që merret me trafikimin e drogës.

Bashkë me të u arrestua edhe një rumun.

Në aksionin anti-drogë u kapen katër kilogramë heroinë dhe 10 kokainë, e cila kap shifën e 880 mijë eurove.

-Advertisement-

Sipas policisë, narkotikët u zbuluan brenda një veture në një fshat afër kufirit me Bullgarinë, të quajtur Teleorman.

Shqiptari, emri i të cilit nuk u bë i ditur, e kishte kontraktuar një shtetas nga Mali i Zi, për të kryer transportin e drogës nga Shqipëria.

Ndërkaq, rumuni do e blinte për ta shitur më pas në doza të vogla.

Grupi kriminal u zbulua pas hetimeve të kryera nga ana e strukturave të inteligjencës.

Mediat rumune raportojnë se shqiptari ishte arrestuar edhe më herët, po ashtu për trafik droge.

I njëjti ishte dënuar me arrest shtëpiak.

Gjatë kësaj kohe ai iu rikthye sërish trafikut të lëndëve narkotike duke riorganizuar grupin për të futur kokainë dhe heroinë në territorin rumun.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera