Lajme

Kapen 2 pjesëtarë të ISIS-it, planifikonin sulme terroriste ditën e Kurban Bajramit në Moskë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 31 August 2017

Dy pjesëtarë të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) janë arrestuar nën dyshimin se po planifikonin të kryenin sulme terroriste më 1 shtator, ditën e Kurban Bajramit, në rajonin e Moskës, njofton Shërbimi Federal Rus i Sigurisë.

Të dyshuarit po planifikonin t’i sulmonin turmat e njerëzve gjatë Ditës së Diturisë, e cila shënon fillimin e vitit të ri shkollor në Rusi, ka thënë FSB në një komunikatë, transmeton Express.

“Janë zbuluar dhe parandaluar aktivitete kriminale të dy emigrantëve nga rajoni i Azisë Qendrore, të cilët po planifikonin të kryenin sulme terroriste në vendet e grumbullimeve publike më 1 shtator të këtij viti,” ka thënë FSB.

-Advertisement-

Këtë vit, njëra nga festat kryesore të myslimanëve, Kurban Bajrami, do të festohet me 1 shtator.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera