Lajme

Kapen 15.000 mijë litra alkool i prodhuar ilegalisht në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 14 October 2021

Dogana e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka organizuar kontrolle në 4 lokacione të dyshuara për prodhim ilegal të pijeve alkoolike në regjionin e Gjakovës.

Me këtë rast në 4 lokacionet është gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike të prodhuara ilegalisht  dhe me këtë rast i janë shmangur taksave dhe njëkohësisht është prodhim ilegal dhe i pakontrolluar e që paraqet rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Gjithsejtë janë sekuestruar 14,828 Litra Pije Alkoolike si në vijim:

-Advertisement-

– 10,518 Litra Raki

– 4,000 Litra Verë

– 310 Litra Liker”, njofton Dogana.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera