Lajme

“Kapadaia i Prishtinës”, bllokon 5 mijë banorë të Sofalisë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 20 October 2020

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në lagjen Sofalia në Prishtinë. Një banor i kësaj lagje pretendon se rruga nëpër të cilën kalojnë 5 mijë banorë është pronë e tij. Derisa Komuna nuk ka sqaruar për kontestet për këtë pronë. Pronari që pretendon se është prona e tij ka vendosur të marrë ligjin në duart e tij dhe ta bllokojë rrugën duke vendosur dhe në mes të saj.

Banorë të kësaj lagje kanë publikuar fotografi dhe janë ankuar se pas 50 vitesh ky person zgjohet në mëngjes dhe e bllokon rrugën duke pretenduar se është e tij, shkruan Gazeta inFokus.

“Kur nuk ka shtet dëshmi kjo se çfarë ndodhi sot me lagjen Sofali rruge e cila është qe nga vitet e 50 -ta sot bllokohet ne ketë mënyre. Sot janë bllokuar mbi 300 shtëpi ose me mbi 5000 banore. A ka ne ketë vend shtet apo rendin dhe ligjin e bëjnë te fortit dhe me kanun”, ka thënë njëri nga banorët e  kësaj lagje.

-Advertisement-

Gazeta inFokus ka kontaktuar me komunën e Prishtinës në lidhje me këtë rast por që ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera