Kapaciteti i imunitetit të tufës
Autori: Gazeta inFokus
20:01 | 31 March 2021
Albina Hyseni
Zyrtarët shëndetësorë në botë janë në garë për të vaksinuar mjaftueshëm njerëz, në mënyrë që të ndalet përhapja e sëmundjes COVID-19, por është ende një gjë e debatueshme. Qëllimi është që të arrihet ajo që njihet si “imuniteti i tufës”, që nënkupton se mjaftueshëm njerëz do të jenë imunë ndaj COVID-19 ose përmes vaksinimit ose nga infektimet paraprake, në mënyrë që të ndalohet përhapja e pakontrolluar e koronavirusit të ri, imuniteti i tufës nuk e bën asnjë person imun dhe shpërthimet e virusit ende mund të ndodhin. Por, imuniteti i tufës nënkupton se virusi nuk përhapet aq lehtësisht nga një person te një person tjetër, duke ndihmuar që të mbrohen nga infektimi eventual personat më të ndjeshëm.
Sistemi imunitar është një sistem mbrojtës dhe pritës që përfshin shumë struktura dhe procese biologjike brenda një organizmi që mbron nga sëmundjet .
Sistemi imunitar i lindur
Mikroorganizmat ose toksinat që hyjnë me sukses në një organizëm, ndeshin qelizat dhe mekanizmat e sistemit imunitar të lindur pra sistemi imunitar i lindur është sistemi mbizotërues i mbrojtjes së nikoqirit në shumicën e organizmave.
Sistemi imunitar adaptues mbron organizmat nga infeksioni me mbrojtje shtresore të specifikës në rritje. Me fjalë të thjeshta, pengesat fizike parandalojnë patogjenët siç janë bakteret dhe viruset të hyjnë në organizëm. Nëse një patogjen shkel këto pengesa, sistemi imunitar i lindur siguron një përgjigje të menjëhershme, por jo specifike. Nëse patogjenët shmangin me sukses reagimin e lindur, vertebrorët posedojnë një shtresë të dytë të mbrojtjes, sistemin imunitar adaptues, i cili aktivizohet nga përgjigja e lindur. Këtu, sistemi imunitar përshtat përgjigjen e tij gjatë një infeksioni për të përmirësuar njohjen e tij të patogjenit.
Doktor Walter Orenstein, ekspert i sëmundjeve ngjitëse në Universitetin Emory thotë se është një formulë që bazohet në atë se sa ngjitës është virusi ose mesatarisht sa persona mund ta marrin virusin nga një person i infektuar.
Por, kjo llogaritje ofron vetëm një objektiv të gjerë prej kur mund të ketë një rënie të madhe të përhapjes së virusit. Po ashtu, shifrat mund të ndryshojnë varësisht nga rajonet. Kjo poashtu vlenë dhe për Kosoven ku Orenstein thekson se nivelet e vaksinimit dhe faktorët e tjerë që ndikojnë në ndalimin e përhapjes së virusit, po ashtu mund të ndryshojnë nga vendi në vend, madje edhe brenda një qyteti.
A duhet të jetë imuniteti i tufës në aspektin global dhe ku gjendet Kosova në këtë pikë?
Imuniteti global i tufës është ideal, por ka pak gjasa të ndodhë.
Shtetet më të pasura kanë siguruar më së shumti doza të vaksinës, që do të prodhohen gjatë këtij viti. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara zyrtarët thonë se një numër i mjaftueshëm i njerëzve do të mund të vaksinohen deri në vjeshtë, në mënyrë që shteti të mund t’i kthehet normalitetit.
Por, shumë shtete të varfra ku në këtë pikë gjendet dhe Kosova me gjasë do të duhet të presin më gjatë. Prandaj, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se imuniteti global i tufës ka pak gjasa që të arrihet gjatë këtij viti.
Dallimet në nivelet e vaksinimit në mes shteteve janë gjithashtu arsyeja, sipas shumë ekspertëve, të cilët besojnë se COVID-19 nuk do të zhduket kurrë plotësisht.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT: Qeveria miraton masat e reja kufizuese antiCovid
Qeveria e Kosovës po mban mbledhje e nisur në orën 19:00, në të cilën po shqy...
-
Projekti për kanal në Detin e Zi, Erdogan “çmend” Rusinë
Planet e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për ndërtimin e një kanali që...
-
Thaçi i bën të fala Edi Ramës nga Haga përmes Endritit
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka deklaruar se babai i t...
-
Qeveria mblidhet sot në ora 19:00, pritet të merret vendimi për masa të reja
Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbudhet sot në ora 19:00, ku pritet të ...
-
Kajtazi i drejtohet përsëri Vitisë: Pse nuk e ke nënshkruar kontratën për vaksina, po i lë njerëzit të vdesin
Kryeredaktori i Gazetës Online Insajderi, Vehbi Kajtazi, përsëri ka ngritur s...
-
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia jep detaje
Është raportuar për një gjuajtje me armë në Prishtinë, ku policia ka dalur me...
-
Arben Vitia kërkon ndihmë nga Bekim Haxhiu i PDK-së për sigurimin e vaksinave
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar sot deputetin e PDK-së, Bekim...
-
Edi Rama nga aeroporti i qon të fala Thaçit, e quan vëlla e shqiptar të madh
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur vëlla që po i mungon, ish p...
-
Masat e reja anti-COVID, Letra e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar komunave të Kosovës
Ministria e Shëndetësisë për më pak se tre orë do të propozojë masat tjera që...
-
Gjykata vendos për “Ciprrën”
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda njofton se i...
-
Aksident në Podujevë, lëndohen dy persona
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Peran të...
-
Kështu po përgatitet për rihapje Italia
Nga skenaristët tek kamarierët, qindra punonjës të industrisë së argëtimit dh...