Sport

Kap kokën dhe godet rrethojën: Albin Kurti nuk po mund ta besonte çfarë rasti humbi Kosova kundër Spanjës

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 08 September 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ku përcolli nga afër ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Spanjës, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ pavarësisht paraqitjes së mirë u mposhten nga spanjollet me rezultat 2-0, me golat e realizuar nga Pablo Fornals (32’) dhe Ferran Torres (90’).

Futbollistët e Kosovës patën disa raste shumë të mira për gol, por nuk arritën ta mposhtnin portierin spanjoll.

-Advertisement-

Për ta nënvizuar zhgënjimin e shumë fansave nga rastet e humbura, ‘KlanKs’ ka postuar një video nga reagimi i Kurtit kur kosovarët humbin një rast.

Të gjithë ishim nën lëkurën e kryeministrit në këto momente./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera