Lajme

Kaos në të gjithë botën/ Reagon Microsoft: Nisi pas mesnate, po hetojmë problemet me sistemet

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 19 July 2024

Microsoft thotë se po ndërmerr masa pas problemeve të shërbimit në të gjithë botën.

Ai thotë se ndërprerja e shërbimit filloi pas mesnate sipas Sky News.

Kompania thotë se po heton problemet me shërbimet cloud në SHBA dhe një problem që ndikon në disa nga aplikacionet dhe shërbimet e saj.

-Advertisement-

Firma e sigurisë së IT-së Crowdstrike në një mesazh telefonik të regjistruar tha se është në dijeni të raporteve të problemeve në sistemin operativ Windows të Microsoft-it në lidhje me sensorin e tij Falcon.

“Faleminderit që kontaktuat me mbështetjen e Crowdstrike”, thuhet në të.

“Crowdstrike është në dijeni të raporteve të problemeve në Windows… lidhur me sensorin Falcon”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera