Lajme

Kaos në Libi! Përmbytjet sjellin pasoja të rënda, shënohet të paktën 5 mijë viktima

Autori: Gazeta inFokus 07:32 | 14 September 2023

Situata e përmbytjeve vijon të mbetet e rëndë në Libi, teksa katastrofa i ka marrë jetën të paktën 5 mijë personave, ndërsa bilanci pritet të rëndohet edhe më shumë.

Pamjet satelitore tregojnë vërshimin e ujit , kryesisht në qytetin e Dernas, i cili mbetet më i godituri, me një nivel uji deri në tre metra.

Të paktën 10 mijë persona rezultojnë të humbur dhe uji ka vijuar të vërshojë në shumë zona, për shkak të çarjes së vazhdueshme të digave. Verilindja e vendit është gjunjëzuar përpara tragjedisë, me pasoja të rënda të pallogaritshme.

-Advertisement-

OKB-ja ka deklaruar se do të dërgojë ndihma për të mbështetur aksionet e shpëtimit në nivel lokal dhe kombëtar. Turqia ka nisur tre avionë me ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare.

Gjendja e emergjencës është shpallur në të gjitha zonat e goditura dhe shkollat e dyqanet janë mbyllur. Ndërkohë edhe tre porte të rëndësishme të naftës janë mbyllur për tre ditë.

Stuhia “Daniel” shkaktoi një goditje e fortë për vendin e përfshirë prej vitesh nga konflikte të ashpra të brendshme. Institucionet shtetërore janë gati jo funksionuese, ndërsa qeveria që njihet ndërkombëtarisht nuk ka kontroll mbi rajonet lindore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera