Lajme

Kaos në Kuvendin e Serbisë: Përplasen deputetët e opozitës dhe pozitës, përmendet edhe emri i Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 05 July 2023

Në Kuvendin e Serbisë sot krisi një tollovi e madhe. Deputetët e opozitës ishin ata që u larguan nga vendet e tyre dhe u sulën drejt vendit ku qëndronin pjesëtarë e kabinetit qeveritar serb dhe ulëses së kryekuvendarit atje, Vladimir Orliq.

Në këmbë dhe duke brohoritur “Vuçiq ik”, deputetët e opozitës kërkuan që Aleksandar Martinoviq, ministri i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të largohet nga seanca.

Pushimi i tij është kërkuar edhe për shkak të fyerjeve të djeshme ndaj deputetëve dhe aktivistëve politikë.

-Advertisement-

Tatjana Manojloviq, deputete e Partisë Demokratike, ka shpjeguar se opozita nuk do të lejojë që seanca të fillojë derisa Martinoviqi të largohet nga ajo.

Në mes të gjithë kësaj tollovie, u përmend edhe emri i kryeministrit Kurti.

Dragan Markoviq Palma, deputet i Serbisë së Bashkuar, u përpoq të shpjegonte se Martinoviqi është ministër dhe askush nuk mund ta nxjerrë nga salla.

“Kështu i dërgoni një imazh Albin Kurtit dhe gjithë botës se asgjë nuk është në rregull në Serbi”. Ky është programi juaj”, tha Markoviq dhe shtoi se ky është demonstrim i pushtetit dhe ministri Martinoviq është zgjedhur nga deputetët që kanë shumicën, jo opozita.

“Kush nuk i pëlqen mund të përfundojë në korridor. Kjo nuk është Serbia e treguar nga ata në të djathtën time, Serbia është diçka tjetër. I kërkoj kryetarit të kuvendit të zbatojë rregulloren e punës”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera