Rozë

“Kanye West ka nevojë për përkujdesje, jo për kamera”

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 15 October 2018

Takimi i Kanye West me Donald Trump vërtet ishte spektakël, por a ishte argëtues? Nuk besoj. West u ankua pa pushim për përkrahjen shoqërore, për burgjet, amendamentin e 13-të, faktin që u diagnostikua gabimisht si bipolar, sesi kapela “Ta Bëjmë Amerikën Prapë Madhështore” ndihej si pelerinë Supermen-i për të, etj.

Trump-it nuk i erdhi radha të thoshte një fjalë. Thjesht rrinte ulur e shihte me fytyrën si kungull hallouini të prerë keq. Tundte kokën herë pas here, a thua se West kishte thënë ndonjë gjë të mençur. Trump ishte aq i dëshpëruar për mbështetje personash të famshëm sa do të pranonte edhe kukullën e frikshme “Chucky” nga filmi i tmerrit “Child’s Play”, po të mundej.

Më pas, Trump tha me gojë: “Kjo ishte shumë mbresëlënëse” por me sy thoshte: “Mos duhet ta vëmë në gjumë me kloroform?” Nëse edhe Trump mendon se e ke tepruar, atëherë duhet të ndalosh vërtet. Në fakt, West ka kohë që duket se ka pasur vështirësi me shëndetin mendor. Për këtë arsye, kamerat nuk duhej ta kishin filmuar fare. E njëjta gjë vlen edhe për paraqitjen kaotike te shfaqja “Saturday Night Live”, rreth dy javë më parë, ku mbajti një tjetër fjalim të ashpër për ngacmimet prapa skenave, për mbështetjen e tij për Trump, për faktin që në vitin 2020 do të kandidojë për president, dhe prapë, sesi kapela e bën të ndihet Supermen.

-Advertisement-

Në të dy rastet nuk ishte për të qeshur, por shqetësuesee. Po të sillej dikush kështu në rrugë, shumica prej nesh do t’i largoheshim dhe do të ndiheshim në faj për këtë. Atëherë, pse është e pranueshme që West të trajtohet si një lloj ariu valltar, dhe që s’duhet të ketë gjë të keqe nëse liberalët qeshin me të?

Nuk ka asnjë shfajësim. Mbështetja e West-it për Trump, veç çudisë së pelerinës së Supermenit, ndonjëherë shihet më shumë si simptomë se si opinion. Njerëzit më pranë West-it nuk po e bëjnë mirë punën e të kujdesurit për të. Ndërsa të tjerët bëjnë mirë t’ia mbajnë kamerat larg për pak kohë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera