Kanye West e do kaq shumë ish-vjehrrën e tij, sa e vendos atë në foton e profilit në Instagram!
Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 29 September 2022
Reperi i njohur Kanye West erdhi mbrëmjen e kaluar me një surprizë për miliona ndjekësit e tij në Instagram, kur ai vendosi një foto të ish-vjehrrës së tij Kris Jenner në profilin e tij.
Artisti 45-vjeçar muzikor postoi në InstaStory qëllimin e tij pas postimit, duke thënë se ishte bërë me qëllimet më të mira.
“E postova Kris me qëllime të mira për paqe dhe respekt, le ta ndryshojmë tregimin”- shkroi ai.
West ka patur marrëdhënie të acaruara në të kaluarën me Jenner, duke treguar në mediat sociale ankesat e tij me 66-vjeçaren, e cila është nëna e ish-gruas së tij Kim Kardashian. Në fillim të këtij muaji, ai tha se ndjeu se Jenner i kishte detyruar dy nga vajzat e saj, Kim dhe Kylie Jenner, të pozonin për Playboy.
Mos lejoni që Kris t’ju bëjë të pozoni në Playboy siç bëri ajo me Kylie dhe Kim. Hollywood është një bordello gjigante. Pornografia shkatërroi familjen time…
Jenner ishte e mërzitur për akuzat që West i bëri asaj, pasi ajo mendon se nuk ka bërë “asgjë tjetër veçse është përpjekur ta ndihmojë”, thanë burimet për “Hollywood Life”.
“Kris nuk ka bërë gjë tjetër veçse është përpjekur të ndihmojë Kanye dhe të ndërmjetësojë tensionin mes tij dhe Kim. Kris është lënduar me të vërtetë nga komentet e tij dhe ajo e bëri të ditur këtë.”
Një burim i dytë i tha mediave se ndërsa Jenner ishte ‘plotësisht ietronditur’ për sulmin e West ndaj saj, ajo është mësuar që ai të sulmojë familjen në mediat sociale dhe ‘nuk mendon se ai do të ndryshojë vërtet ndonjëherë’. Burimi tha se Kris “është e shqetësuar që ai jo vetëm që po poshtëron Kim dhe veten e tij, por edhe futja e fëmijëve në të është e papranueshme”. West e krahasoi Jenner me liderin e Koresë së Veriut Kim Jongun në një postim në korrik 2020 në Twitter.
Të tjera
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...