Lajme

Kanosje me ar*më zja*rri në Kaçanik, arrestohet një 16-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 21 August 2026

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Doganaj të Kaçanikut, pasi një 16-vjeçar dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një person gjatë një mosmarrëveshjeje.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë pa fishekë, e cila ishte fshehur në një zonë me barishte jashtë një shtëpie.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari i mitur B.C. (16 vjeç) është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa i dyshuari tjetër me moshë madhore është liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Rasti po hetohet për sulm, kanosje me armë dhe armëmbajtje pa leje.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy