Lajme

“Kạnosi policin me shufër metalike, dy të tjerë u bënë për spital”, katër raste të sụlmeve ndaj policëve të Kosovës me 28 nëntor

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 29 November 2024

Vetëm për një ditë, me 28 nëntor kur edhe u festua 112 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, u raportuan katër raste të kanosjes dhe sulmeve ndaj zyrtarëve policorë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, një rast i tillë ka ndodhur në Shtime, një tjetër në Prizren dhe dy raste në Vushtrri.

Në Shtime dy persona njëri prej tyre polic kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga katër meshkuj rreth orës 1 pas mesante.

-Advertisement-

“Dy meshkuj kosovarë (njëri prej tyre zyrtar policor) kanë raportuar se derisa janë sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. ndërsa të dyshuarit janë në kërkim. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Derisa një rast tjetër ka ndodhur edhe në Prizren ku një burrë dyshohet se ka kanosur dhe ofenduar një polic gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje;’, thuhet në njoftimin e policisë.

E dy raste të ngjashmë kanë ndodhur në qytetin e Vushtrrisë. Gjatë kryerjes së një arrestimi dy policë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht dhe kanë pësuar edhe lëndime nga i dyshuari dhe familjarët e tij.

Në këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar.

“Dy zyrtarë policorë gjatë realizimit të një urdhër arresti ndaj të dyshuarit kosovar kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari dhe dy familjarë të tij. Tre të dyshuarit janë arrestuar. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Njëri prej të dyshuarve pas inicimit të rastit është dërguar në vuajtje të dënimit ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Një qytetar në Vushtrri nën ndikimin e alkoolit ka ofenduar dhe ka kanosur me shufër metalike një polic. I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe me një shufër hekuri ka kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbrëmbjen e 28 nëntorit pati festime masive në shumë qytete të Kosovës, ku edhe u bllokuan rrugët pasi qytetarët dolën të festonin përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë me vetura për orë të tëra./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera