Lajme

Kanosi një grua, arrestohet 66 vjeçari në Brezovicë

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 16 November 2021

Mbrëmë rreth orës 19:00 është arrestuar një person në Brezovicë, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur më këtë rast është bërë e ditur se i dyshuari me inicialet SH.D ka kanosur një grua të moshës 79 vjeçare.

“Deri te ky incident kishte ardhur për shkak të një mosmarrëveshje gjatë parkingut të automjeteve të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Ndërkaq, është njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera