Lajme

Kanosi një gazetar, dërgohet në mbajtje një person në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 14 August 2024

Të martën në Prishtinë është ndaluar një person për shkak të kanosjes ndaj një gazetari.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, iu njofton se si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin e dyshuar me inicialet Xh.K., i cili ka kanosur gazetarin E.P., gjatë kryerjes së detyrës së tij, përmes rrjetit social”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

“Ky rast është iniciuar më 22 korrik 2024”.

-Advertisement-

“I dyshuari i lartcekur është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘Kanosja’, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera