Lajme

Kanoset me vrasje një person në Podujevë nëse nuk i siguron 50 mijë euro deri të hënën

Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 07 November 2021

Një person është kanosur bashkë me familjen e tij nga një i dyshuar, që nëse nuk i siguron 50 mijë euro deri të hënën do të vritet.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

-Advertisement-

KANOSJE/ Podujevë 06.11.2021 – 09:15.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti  e ka kanosur me  vrasje viktimën mashkull kosovar dhe familjen e tij  nëse nuk ia siguron  pesë dhjetë mijë (50.000) € deri të hënën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera