Kanellë, xhenxhefil dhe mjaltë/ Çaji i zjarrtë që djeg yndyrnat
Autori: Gazeta inFokus 06:48 | 08 April 2021
Nëse i keni vënë mision vetes të keni një trup në formë të shëndetshme, atëherë ju rekomandojmë që në ushqimin tuaj të përfshini edhe një pije të ngrohtë me kanellë, xhenxhefil dhe mjaltë. Kjo pije njihet ndryshe si Pija e Zjarrit.
Studimet kanë konfirmuar se erëzat si kanella, xhenxhefili dhe arrëmyshku ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur më shpejt dhe të ndiheni sikur keni ngrënë një ëmbëlsirë. Në këtë mënyrë, do të keni më pak neps. Konsumi i kanellës rregullon nivelin e sheqerit në gjak, përmirëson shëndetin e zemrës dhe funksionin e trurit. Xhenxhefili është nga ato ushqime efikase për një trup në formë, duke qenë se përmirëson tretjen dhe ju ndihmon të mbani peshën trupore nën kontroll. Sipas studimeve, njerëzit që konsumojnë një pije të nxehtë me xhenxhefil pas një vakti, ndihen më të ngopur. Pija e Zjarrit është shumë e mirë edhe për të qetësuar dhimbjet e stomakut. Ajo përmban edhe mjaltë ndaj rekomandohet kundër kollës gjithashtu. E mira e kësaj pijeje është se përgatitet shumë lehtë.
Përgatitja e çajit
Merrni një shkop kanelle. Futeni shkopin në një çajnik me një gotë ujë. Qëroni një copë xhenxhefili rreth 2 cm, priteni në feta dhe shtojeni në çajnik. Zieni shkopinjtë e kanellës dhe xhenxhefilin për 20 minuta. Kullojeni dhe më pas shtoni mjaltin për një ëmbëlsi natyrale. Mjalti nuk duhet hedhur në ujë të nxehtë sepse humbet një pjesë të konsiderueshme të ushqyesve.
Ju mund të zieni sasi të mëdha të këtij çaji dhe ta mbani në frigorifer në kavanozë qelqi që ta pini gjatë javës. Përdorni 3-4 shkopinj kanelle nëse planifikoni të përgatisni çaj për gjithë javën. Nëse dëshironi, çajin e ruajtur në frigorifer mund ta ngrohni sërish ose ta konsumoni të ftohtë pas ushqimit. Kombinimi i këtyre tre përbërësve do ndezë zjarrin brenda jush, thonë ekspertët duke lavdëruar shijen e ëmbël dhe pikante të çajit.
Të tjera
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...