Sport

Kanë nënshtetësi zvicerane, por presidentët e klubit të Dritës nuk po mund ta përkrahin skuadrën nga afër në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 09 August 2020

Skuadra e Dritës të shtunën mbrëma arriti ta mposhtë kampionin e Andorrës, Inter d’Escaldes me rezultat 2-1, në duelin e zhvilluar në Nyon të Zvicrës në kuadër të gjysmëfinales së parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë takim nuk ishin të pranishëm presidentët e klubit nga Gjilani, Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli, të cilët edhe pse kanë nënshtetësi zvicerane nuk kanë mundur të jenë afër futbollistëve për shkak të masave të rrepta që i kanë marrë organizatorët e ndeshjes për shkak të pandemisë ‘Covid-19’.

Bunajku e Murseli nuk do të mund të jenë afër klubit as në ndeshjen e ardhshme të Dritës ndaj Linfeldit.

-Advertisement-

Kështu ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit të Dritës, Valon Murseli.

“Masat që janë marrë për ‘Covid-19’ kanë qenë të ekzagjeruara nga nikoqiri, pasi kjo i ngjante një situate lufte”, deklaroi Zymberi në një lidhje direkte për emisionin ‘Arena Sportive në RTK.

“Ne kemi pasur vështirësi edhe pse dy presidentët tanë janë me nënshtetësi zvicerane, as ata nuk do të munden të na bashkohen neve”, përfundoi ai.

Drita në finale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve do të luaj me Linfieldin, që është kampion i Irlandës Veriore.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën nga ora 18:00 në Nyon të Zvicrës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera