Kanë 25 vite diferencë/ Catherine Zeta-Jones zbulon sekretin e martesës 22-vjeçare me Michael Douglas!
Autori: Gazeta inFokus
13:01 | 30 November 2022
Aktorja e famshme e Hollywood-it, Catherine Zeta-Jones, ka dhënë së fundmi një intervistë për “The Telegraph”, ku ka folur edhe rreth martesës së saj 22-vjeçare me Michael Douglas.
Ylli i kinematografisë është shprehur se “është e pamundur që të mos ketë ulje-ngritje nëse jeton me të njëjtin person dhe zgjohesh çdo ditë me të”.
“Unë jam zgjuar me Mike për gati 25 vjet. Më pëlqen të jem e martuar, por është një gjë e çmendur kur e mendon vërtet. A do të martohesh me mua? Sigurisht! Por pastaj mendon për çantën Chanel për të cilën shpenzove një pasuri dhe në fakt nuk më pëlqen më, do ta vendos për rishitje”, tha Catherine Zeta-Jones.
Dy aktorët e dashur për publikun u takuan për herë të parë në Francë në vitin 1998, pasi u prezantuan nga Danny DeVito. Pasi u martuan në nëntor 2000, çifti u përfol për një krizë duke përfshirë një ndarje të shkurtër në vitin 2013.
Por pavarësisht kësaj ata arritën që ta gjenin rrugën për t’u kthyer tek njëri-tjetri. Ndërkaq, diferenca e tyre 25-vjeçare në moshë ka qenë një çështje shumë e përfolur. Zeta-Jones e bëri të qartë në intervistën e saj se mosha është vetëm një numër.
“Ne ecim nëpër një fushë golfi së bashku për katër orë. Kemi gjithashtu shumë ngjashmëri. Ne kemi lindur në të njëjtën ditë, me 25 vjet diferencë. Ne jemi shumë mirë me njëri-tjetrin, e respektojmë njëri-tjetrin dhe kurrë nuk e ndiej se ai është 25 vjet më i madh se unë. Mbaj mend që njerëzit thoshin: “Kur të jesh 50 vjeç, ai do të jetë 75”. Epo, kjo është vetëm matematikë. E di që falënderoj yjet e mi me fat çdo ditë që zgjodha djalin e duhur. Ai është një bashkëshort i mrekullueshëm, një baba i mrekullueshëm, një aktor i mrekullueshëm. Por për ne, ai është thjesht Michael”, tha ajo.
Ndërkohë kujtojmë se Zeta-Jones ka djalin Dylan, 22 vjeç dhe Carys, 19 vjeç, me Douglas, i cili është gjithashtu baba i Cameron, 43 vjeç, nga martesa e tij e parë me Diandra Luker.








T� tjera
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...
-
Nëntori i gjen bashkë, Kurti me Kasamin e Mexhitin diskutojnë projektet e përbashkëta
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka mirëpritur në takim kryeministrin e Koso...
-
“Foto e ditës”, Rama në mesin e figurave kryesore të Kongresit të Manastirit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto të veçantë në Ditën e A...
-
“Bërtet kapeni hajnin, por vetë është hajni”, Ukshini godet BE-në për Gjykatën Speciale
Historiani Sylë Ukshini e ka cilësuar si hajdute Bashkimin Evropian. Kjo p...
-
E djathta britanike distancohet nga Trump pasi e quajti Putinin “mik”
Zëvendëslideri i Reform UK e quan udhëheqësin rus “një diktator vrasës”, pasi...
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...
-
Arrestohet një person në Gjilan, Prokuroria: Mblodhi afro 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia
Një person me inicialet E.A. është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjila...
-
U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me ak...






























