Lajme

Kandiq thotë se në Serbi gjyqësori është i `prishur`

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 08 April 2024

Natasha Kandiq, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka reaguar për gjyqësorin ën Serbi lidhur me mospjesëmarrjen në seanca gjyqësore të pjesëtarëve të VTO VJ-së, të cilët kanë vrarë 118 civilë në fshatrat e Pejës gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Kandiq, përmes platformës “X” ka shkruar se të akuzuarit për krime lufte në fshatrat e komunës së Pejës, ku kanë vrarë 118 civilë, si pjesëtarë të VTO VJ-së, nuk vijnë në 3 nga 8 seancat e planifikuara, kjo tregon se gjyqësori është ‘i prishur’.

“Nëse të akuzuarit për krime lufte në fshatrat e komunës së Pejës, ku kanë vrarë 118 civilë, si pjesëtarë të VTO VJ-së, nuk vijnë në 3 nga 8 seancat e planifikuara, kjo tregon se gjyqësori është ‘i prishur’, që është të mbështetur nga fakti se aktgjykimi i shkallës së parë është nxjerrë në vitin 2014”, ka shkruar Kandiq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera