Lajme

Kandiq: Nuk ka normalizim të raporteve pa zbardhjen e krimeve të luftës

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 29 March 2019

Vetëm dy aktakuza janë ngritur gjatë vitit 2018, për krime të luftës në Kosovë.

Këto aktakuza janë ngritur nga zyra e Prokurorisë Speciale e Kosovës, kundër dy të akuzuarve, Darko Taskiqit dhe Millorad Zjiqit, raporton KTV.

Të dhënat janë bërë të ditura në publikimin e raportit për vitin 2018, “Krimet e Luftës: Tranzicioni që nuk premton”, nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

-Advertisement-

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka bërë thirrje që në dialogun me Serbinë duhet të jetë prioritet diskutimi për zbardhjen e krimeve të luftës.

“Kur flasim për krimet e luftës është një situatë e njëjtë në tërë territorin e ish-Jugosllavisë. Drejtësia penale nuk e ka arritur intensitetin që ne kemi pritur ta shohim. Kjo e hap çështjen se çka po ndodh me drejtësinë penale të Kosovës. Njëri nga prioritet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, është bashkëpunimi në procesimin e krimeve të luftës, kjo është shumë me rëndësi për viktimat”, ka thënë Kandiqi.

“1,600 persona të zhdukur dhe 12 mijë civilë të vrarë, e mijëra viktima të dhunës seksuale. Mbretëria e Bashkuar ka qenë pranë Kosovës në kohëra më të vështira. Çdo viktimë kërkon drejtësi dhe drejtësia duhet të aplikohet te këto viktima”, ka thënë Tom Adams – Zëvendës-udhëheqës i misionit, Ambasada Britanike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera