Lajme

Kandidatja ‘Shefe në shtëpi’ kërkon drejtimin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 10 October 2017

Sabiha Shala, Njëra ndër kandidatet grua që synon të bëhet Kryetare e Komunës së Pejës ka një pozitë të rëndësishme udhëheqëse brenda shtëpisë, sipas bashkëshortit të saj.

Agron Hoti, burri i kandidates së Partisë Demokratike të Kosovës konsideron se gratë në përgjithësi mund të quhen ‘shefe’, të shtëpisë.

“Sabiha është shumë punëtore, precize, strikte. Shef janë gratë, në përgjithësi shefa të shtëpive janë gratë, burrat janë zëvendës shefa”, tha Hoti.

-Advertisement-

Në intervistën e tij për debatpernime, Hoti tregoi edhe për pasurinë e përbashkët familjare.

“Dy banesa, një truall dhe një veturë, pasuri që e kemi krijuar së bashku”, deklaroi ai.

Burri i Shalës rrëfeu po ashtu për preferencat në ushqim të gruas së tij si dhe gjestet romantike nga ana e saj.

“Ushqimet i pëlqejnë ushqimet tradicionale… për dhurata është shumë më e kujdesshme sesa unë”, tha Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera