Lajme

Kandidatja më e re për asambleiste në Prishtinë premton mbështetje për të rinjtë

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 18 October 2017

Florida Canolli, kandidatja për asambleiste në Komunën e Prishtinës, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ofruar disa nga pikat e programit të saj të cilat fokusohen në mbështetje tek të rinjtë e Prishtinës.

Canolli është absolvete në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, dhe ndonëse e re në moshë ajo ka hedhur hapin drejt politikës.

Kandidatja më e re për asambleiste në Prishtinë është bursiste në Fakultetin Juridik dhe ka qenë pjesëmarrëse e përzgjedhur nga Universiteti i Harvardit në SHBA, në të cilin ka përfaqësuar Kosovën në garën “Harward Model United Nations”.

-Advertisement-

Përmes disa fjalëve Florida Canolli ka treguar se përzgjedhja e saj në zgjedhjet e 22 tetorit do ta bëjë atë zë të fuqishëm për përfaqësimin e të rinjve në komunën e Prishtinës.

“Qeverisja komunale duhet të fokusohet për të mbështetur më shumë maturantët dhe studentet.
Unë po synoj të jem zëri i tyre në asamblenë komunale të Prishtinës. Si studente në Universitetin e Prishtinës i kam të qarta objektivat të cilat do të ndjek për të ofruar mbështetje për rininë e Prishtinës.
Nuk do të kem vetëm premtime të kota, por do të angazhohem maksimalisht që të jem zëri i juaj në asamblenë komunale. Do iu mbështesë në të gjitha idetë dhe projektet që kanë të bëjnë me krijimin e kushteve më të mirat dhe zhvillimin e rinisë. I jam mirënjohëse Partisë Demokratike të Kosovës që më dha shansin të kandidoj dhe ta sfidoj vetën dhe të jem zëri i moshatarëve të mi në politikë”, ka thënë e kandiduara për asambleiste, Florida Canolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera