Kandidatja e LDK-së për deputete Lendita Bekteshi: Vetëm bashkë mund të arrijmë ndryshime të mëdha dhe pozitive

Autori: Gazeta inFokus
13:26 | 16 January 2025
Kandidatja e LDK-së për deputete Lendita Bekteshi, që garon me numër 66 , ka publikuar një status të rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Përmes statusit Bekteshi fton të gjithë qytetarët të mbështesin vizionin e saj dhe të LDK-së për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të mirë për të gjithë.
“Unë e kam një vizion për Kosovën, një plan të qartë dhe të realizueshëm për zhvillimin e vendit tonë. Thirrja ime për ju sot është kontrata ime me ju nesër. Sepse, unë dua të vazhdoj t’ju shërbej me nder e përgjegjshmëri, ashtu si kam bërë gjithmonë. Vetëm bashkë mund të arrijmë ndryshime të mëdha dhe pozitive. Me mbështetjen tuaj mund të arrihet një e ardhme më e mirë për të gjithë” u shpreh ajo.
Bekteshi gjithashtu thekson se frymëzimi i saj buron nga trashëgimia e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe nga vlerat e familjes, që ajo i konsideron bazë të çdo veprimi të saj politik.
“Po ju drejtohem si njëra prej jush, e cila veten e ka vënë në shërbim të pakursyer për atdheun, për ta bërë edhe më të zhvilluar, ku njerëzit të jetojnë në paqe e në mirëqenie, ku solidariteti mes tyre kultivohet ashtu siç kultivohej një herë e një kohë, në vitet ‘90, nën udhëheqjen e njeriut të urtë e largpamës, dr. Ibrahim Rugovës, presidentit tonë historik, udhëheqësit të Lidhjes Demokratike, kësaj familjeje të madhe politike, shtet ndërtueses e Kosovës”.
Ajo tutje nënvizon përkushtimin ndaj përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve, fuqizimin e grave në vendimmarrje dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave qytetare.
“Përmirësimi i cilësisë së jetesës së qytetarëve, një Kosovë më e mirë për të gjithë, mbrojtja dhe promovimi i lirive qytetare, mbrojtja e të drejtave dhe lirive të secilit qytetar: promovimi i gruas në vendimmarrje dhe fuqizimin i saj dhe përfaqësimi në pozita drejtuese janë jo vetëm synime politike për të cilat do të shkrij gjithë dijen time, por edhe premtimi im publik para jush. Ato janë shtyllat e veprimit tim nga të cilat nuk do të shmangem asnjëherë” shtoi Bekteshi.
Lendita Bekteshi në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidon me numër 66./GazetaInfokus

Të tjera
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...