Lajme

Kandidati i Vetëvendosjes e bën ‘sefte’, e shkel heshtjen zgjedhore (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 10 June 2017

Nga ora 00:00 ka filluar heshtja zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Kosovës. Derisa sipas ligjeve të Republikës heshtja zgjedhore nis një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe po në të njëjtën ditë ndalohet çdo organizim apo thirrje publike, për çdo subjekt politik dhe kandidat politik.

Mirëpo, i pari që ka bërë një shkelje të tillë është kandidati i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili. Rreth orës 3 pasmesnate, Ismaili ka postuar një shkrim në profilin e tij në “Facebook”.

“Ej, nime, se harrova: nëse mendon me m’votue, e thue “Hajt, se Fisi ban boll, se ka plot folloëersa”, e për këtë arsye nuk ma jepë kokrrën, aman ma, se qeshtu po ngulna… E kryva me fushatë unë. Me dashni për Kosovën nuk e kryej kurrë.  #35meZemër #FI51”, ka shkuar ai.

-Advertisement-

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka konfirmuar se nga mbrëmë janë ndaluar të gjitha llojet e marketingut zgjedhor. Kryeses i sekretariati të PZAP-së, Mul Desku ka thënë për “Indeksonline” se personat që shkelin ligjet në fuqi do të dënohen me gjoba.

“Është e dënueshme me ligjin për zgjedhjet. Janë të parapara dhe është e ndalur kushdo që bën shkelje të kësaj natyre mund të dënohet me gjoba. Paneli është ai që vendos. Pra, nuk ka të drejtë të bëjë asnjë fushatë as në media. Heshtja fillon prej orës 00:00”, ka thënë ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera