Lajme

Kandidati që reformoi Administratën e Prizrenit, tani në garë për asambleist

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 30 September 2021

Osman Hajdari është kandidat për asambleist nga radhët e Vetëvendosjes në komunën e Prizrenit.

Ai thotë se do të vazhdojë të jap kontributin e tij për t`u ofruar shërbime sa më të mira prizrenasve në rast se këta të fundit e votojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kandidimin atij ia kërkoi kryetari aktual i Prizrenit, Mytaher Haskuka, shkaku i punëve që i bëri si drejtor i Administratës Publike në Komunën e Prizrenit gjatë mandatit të parë 4 vjeçar.

-Advertisement-

“Një nga projektet kryesore që e kam realizuar ka qenë qendra e integruar në një ndalesë, ku të gjitha shërbimet administrative janë integruar në një vend. Komuna e Prizrenit është lidere në këtë aspekt, model edhe për komunat tjera. Fokusi im do të jetë gjatë mandatit të ri administrata e shërbimet publike. Këto janë fushatë ku unë synoj të japë kontributin tim”, u shpreh Hajdari.

Ai ka treguar për përvojën e tij që ka pasur më shumë se një dekadë në policinë e Kosovës.

Përvec policisë, Hajdari tregon edhe pozitat e rëndësishme që ka mbajtur ndër vite në.

“Unë kam pasur një angazhim 12,13 vjeçar në sistemin publik, kam qenë për tre vite e gjysmë në pozicionin e asistentit administrativ të komandantit rajonal të Policisë së Kosovës, pastaj kam vazhduar në Kuvendin Komunal. Kam qenë udhëheqës i personelit pastaj kam pasur një largim nga puna nga menaxhimet i kaluar, jam kthyer si anëtar i Kuvendit Komunal për një vit e gjysmë pastaj kam kaluar në pozicionin e auditorit të brendshëm”, tha ai për Front Online.

Hajdari në vitin 2018 është emruar drejto i drejtorisë së Administratës në Komunën e Prizrenit, pozitën të cilën e mban ende.

Ai premton që do të vazhdoj të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Do të jemi zë i secilit qytetarë për të gjithat çështjet që ata i brengosin. Premtimi kryesor është përkushtimi dhe komunikimi, së paku si drejtor nëse s’kam mujt shpesh më ju kryer punë njerëzve, zyra e drejtorit të Administratës ka qenë e hapur për secilin qytetarë unë vazhdoj me qenë i njëjti dhe me qenë në shërbim të tyre”, tha tutje Hajdari.

Ai thotë se do të fillojnë me reformimin edhe të drejtorive tjera pasi që sipas tij, në fushën e Administratës kanë vendosur një standard.

“Konsideroj se këtë mundemi me shty edhe në drejtoritë tjera për ta kthyer komunën e Prizrenit si një model e cila do të jetë e parë edhe në zhvillimin e ekonomik, fushën e shëndetësisë e fusha tjera”, tha ai.

E duke folur për pritshmëritë në zgjedhjet e 17 tetorit, ai tha se kanë punuar shumë dhe presin ta fitojnë komunën e Prizrenit pa balotazh.

“Jemi duke punuar fortë çdo ditë për të realizuar një fitore të kandidat për kryetar pa balotazh përpjekjet janë ditore ne kemi punuar që katër vite kemi një kryetar të komunës i cili ka qenë i afërt me qytetar nuk ka pasur asnjë afër korruptive”, tha tutje ai.

Ai ka treguar për reformat që ka bërë në Administratën Komunale, dhe se në cfarë gjendje e gjeti atë kur e mori detyrën.

“Natyrisht komuna e Prizrenit unë e kam gjet Administratën në një gjendje jo të mirë edhe sa i përket infrastrukturës fizike, edhe sa i përket infrastrukturës ligjore, edhe sa i përket shërbimeve, edhe kushtet teknike të punës, natyrisht katër objektiva kanë qenë si drejtorë të administratës edhe si plan veprimi që e kom pas si synim, reformat thelbësore të shërbimit ku janë integruar thuajse të gjitha shërbimet është implementu një projekt si dhe digjitalizimi i shërbimeve”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera