Lajme

Kandidati për kryetar komune: Votuesit po qajnë që kanë votu LVV-në

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 24 September 2021

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e LDK-së, ka thënë se votuesit janë zhgënjyer me votën që ia kanë dhënë LVV-së.

Por Ekrem Hyseni tha se ata që kanë qarë pse kanë votuar Shpejtim Bulliqin, tash po qeshin sepse e kanë vendosur t’i kthehen LDK-së.

“Votuesit e LDK-së kanë qajte që e kanë qite votën diku tjetër. Tash po qeshin sepse e kanë kthy votën në LDK, madje nuk kanë ardhur vetëm kanë ardhur më votues. Votuesit e LVV-së, janë kthyer në LDK dhe nuk kanë ardhur vetëm”, ka thënë Hyseni në emisionin Frontal në T7.

-Advertisement-

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës, LVV ia mori pushtetin LDK e cila udhëhoqi me këtë komunë që nga paslufta. /GazetaInfokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera