Lajme

Kandidati për kryeministër udhëton për në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 22 May 2017

Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa për kryeministër, Avdullah Hoti ka udhëtuar të hënën për në Bruksel ku do të takohet me presidentin e Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul dhe me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian.

“Temë e bisedave me kryetarin Daul do të jetë procesi i integrimit të Kosovës në familjen evropiane, shpejtimi i liberalizimit të vizave dhe nxitja e përkrahjes së Parlamentit Evropian për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës”, thuhet në një komunikatë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Siç thuhet në komunikatë, kandidati për kryeministër do të kërkojë përkrahjen e PPE-së dhe partive simotra për të jetësuar programin qeverisës për zhvillimin e Kosovës dhe integrimin e saj në BE.

-Advertisement-

 “Gjatë qëndrimit në Bruksel Hoti do të ketë takime edhe në Komisionin  Evropian, ku do të raportojë në cilësinë e Koordinatorit nacional për reforma në ekonomi. Në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe ministrat e financave nga vendet e rajonit”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera