Kandidati për deputet nga Vetëvendosje hedh në shitje veturën, për të mbuluar fushatën
Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 20 May 2017
Ish-kandidati për komunë të Drenasit, Xhavit Drenori së fundi lidhi koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet nacionale.
Ndryshe Drenori është në mesin e 30 kandidatëve të parë të Vetëvendosjes për deputetë të Kosovës.
Ky i fundit ka marrë një hap tjetër për të mbuluar fushatën 10 ditëshe të këtyre zgjedhjeve.
Drenori përmes rrjetit social Facebook ka publikuar disa fotografi të veturës së tij tipit VW Passat, duke kërkuar që të gjejë një blerës në mënyrë që sipas tij me paratë e marra të mbulojë fushatën zgjedhore.
Ky është postimi i plotë:
Miq,
tashmë është zyrtarizuar kandidatura ime për Deputet të Parlamentit të Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit.
Për të përballuar shpenzimet e fushatës zgjedhore kam vendosë me e shitë veturen time private VW Passat (viti i prodhimit 2006).
Vetura është në gjendje shumë të rregullt teknike dhe është në pronësinë time personale edhe me dokumentacion. Nuk është në listen hipotekare. (Nuk e di nëse në Gjermani është vozitë vetëm nga një plakë , por në Kosovë ju garantoj që ka qënë në duar të shoferit shumë të kujdesshëm).
Vetura ka më pak se dy vite që është doganuar në Kosovë dhe inspektimi para doganimit i është bërë tek Autosalloni i autorizuar për VW “Baki Automobile”, ndërsa servisi i rregullt i është bërë tek Automekaniku “Ariani” në Drenas.
Vetura shitet me çmim të arsyeshm të tregut.
PS.: Boll po me dhimbet, por kam mbetë pa alternative tjetër të mbulimit të shpenzimeve të fushatës. Për veturën në fjalë se bashku me bashkëshorten jemi ende kredi në bankë.
PS.2: Shpenzimet e fushatës përfshinë: burekë me jogurt, shpenzimet e levizjeve nëpër teren si dhe mbushjet e telefoni për të gjithë vullnetarët që kanë shpreh gatishmërinë të më ndihmojnë, pastaj shpenzimet e vizitkartave, flyerave si dhe videospoteve promovuese për zgjedhje. Shpresoj që sado pak ju bëj “konkurencë” në shpenzime disa prej kolegëve nga Drenasi që kanë gurthyes (me-, e pa ligj).
Të tjera
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...