Lajme

Labinot Tahiri then heshtjen zgjedhore (FOTO)

Autori: Egzon Morina 01:49 | 05 October 2019

Nga ora 00:00 ka filluar heshtja zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Gazeta inFokus

Sipas ligjeve të Republikës së Kosovës heshtja zgjedhore nis një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe po në të njëjtën ditë ndalohet çdo organizim apo thirrje publike, për çdo subjekt politik dhe kandidat politik.

Mirëpo, kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Labinot Tahiri është kandidati i parë që ka bërë një shkelje të tillë.

-Advertisement-

Tahiri në profilin e tij në Facebook ka postuar një shkrim në orën 00:34 ku qytetarëve të Kosovës ua ka kërkuar mbështetjen që të zgjedhet edhe për një mandate deputet, shkruan Gazeta inFokus

“Qytetar të qytetit tim dhe në të gjithë KOSOVËN! Po garoj edhe për një mandat që ta kem besimin tuaj për faktin se do bëj edhe më shumë se sa shumë të tjerë për jetën tuaj! -Unë baba i ; Eltonit, Eduardit dhe i Zanës, nuk jam futur në politikë apo në parlament (që të fitoj matrialisht ose personalisht) por jam futur që të sjell shpresë për rini dhe për qytetarë ashtu siq kemi bërë zgjidhje edhe në jetën private e në humanizem për njeri tjetrin”, ka shkruar Labinot Tahiri.

Postimi i plotë:

Qytetar të qytetit tim dhe në të gjithë KOSOVËN! Po garoj edhe për një mandat që ta kem besimin tuaj për faktin se do bëj edhe më shumë se sa shumë të tjerë për jetën tuaj! -Unë baba i ; Eltonit, Eduardit dhe i Zanës, nuk jam futur në politikë apo në parlament (që të fitoj matrialisht ose personalisht) por jam futur që të sjell shpresë për rini dhe për qytetarë ashtu siq kemi bërë zgjidhje edhe në jetën private e në humanizem për njeri tjetrin.
Unë kam besim në ju si do qe të jetë vullneti juaj në momentin e votimeve.
Zoti na bekoftë!
Labinot Tahiri 48
Numri koalicionit 119 AAK- PSD
Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipêrisë. ✊?⭐️✊?

Natën e mirë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera