Lajme

Kandidati për asamble në Prishtinë shpallet kampion i Karatesë, Haradinaj: Ko është dëshmi se sportistët e kanë vendin e merituar në listën e tij

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 27 September 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka njoftuar për suksesin që ka arritur kandidati i tij për asamble në Komunën e Prishtinës.

Haradinaj tha se është i nderuar që në mesin e listës së tij për asamble, ‘E para Prishtina’, ka edhe Orges Arifin. Orgesi mori titullin e kampionit në garën nacionale të karatesë në Shqipëri në kategorinë deri 60kg dhe kualifikohet për Botërorin që mbahet në Dubai.

Haradinaj tha se kjo është dëshmi se sportistët e kanë vendin e merituar në listën e tij.

-Advertisement-

“Sikurse çdo diciplinë sportive, edhe karatistët do ta gjejnë përkrahjen e parezervë të Komunës së Prishtinë”, përfundoi Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera