Lajme

Kandidati i PDK-së sfidon Saranda Bogujevcin e VV-së për lënien e duhanit

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 22 October 2019

Andin Hoti, kandidati për deputet nga Partia Demokratike, ka nisur një sfidë të re, atë për lënien e duhanit.

Djali i Ukshin Hotit në një status në facebook tha se lënia e duhanit nuk është e lehtë, shkruan gazeta inFokus.

E madje ai në këtë sfidë ftoj që ti bashkohen edhe 20 miq e ndër ta edhe kandidaten për deputete nga VV-ja, Saranda Bogujevci.

-Advertisement-

“Une po i nominoj 20 miq dhe i ftoj të bëjnë të njejtin veprim, ndersa ata që e pranojnë luten ta vazhdojnë këtë mesazh dhe nominimin tek të afermit e tyre në të njëjtën formë. Thuaj JO konsumimit të cigares! VENDOSNI për të mirën tuaj, për të mirën e familjes e të shoqërisë! Nominoj: Qendrim Kasumi, Etrit R. Hoti, Skender Zeqiri, Arben Fetoshi, Ardi Kabashi, Rinol Nishevci(Gentiana), Lulzim Reshiti, Sejfullah Sejfullahu, Shqipdon Gashi, Kujtim Behra, Faton Milazimi, Ylber Krasniqi, Skënder Berisha, Jetmir Gashi, Bujar Sadiku, Agon Krasniqi, Florian Beka, Mexhide Mjaku-Topalli, Luljeta Veselaj-Gutaj, Saranda Bogujevci” shkruan Hoti./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera