Lajme

Kandidati i LDK-së për kryetar të Kaçanikut premton ndertimin e një muzeu

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 26 September 2021

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Kaçanikut, Shkelqim Jakupi, është zotuar që do ta bëjë qytetin me muze.

Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në llogarin e tij në facebook, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tij në këtë muze do të ruhen vlerat e luftës së fundi në komunën e Kacanikut, si dhe vlerat tjera historike e politike.
Më poshtë gjeni statusin e tij./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Pas një takimi me përfaqësuesit e Organizatave të dala nga lufta, ku me vëmendje dëgjova kërkesat dhe sfidat me të cilat përballen, shpreha zotimin tim se në ditën time të parë në punë si kryetar komune, ne takimin e parë zyrtar do të pres vendimin e kësaj shoqate për formimin e komisionit të fillimit të punës për muzeun e parë të vlerave të luftës se fundit ne komunën e Kaçanikut, vlerave kombetare historike dhe politike.
Ky muze tashmë I vonuar, do të bëhet.
Zotimi im nuk është vetëm ndaj kësaj kategorie, por ndaj secilit qytetar, të ri e të reje të Kaçanikut tonë që historinë e kemi për obligim të e lëm trashëgimi.
I juaji,
Shkelqimi #160

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera