Lajme

Kandidati i AKR-së për deputet i del në mbrojtje Meliza Haradinajt: Mos e gjykoni pa u zbardhur e vërteta

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 09 March 2021

Jetlir Zyberaj, kandidati i AKR-së për deputet thotë se Meliza Haradinaj nuk duhet të gjykohet nga publiku pa u zbardhur e vërteta.

Zyberaj thotë se Haradinaj-Stublla dha shembullin e rrallë të gatishmërisë së ballafaqimit me të vërtetën.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Meliza nuk duhet të gjykohet nga publiku para se të zbardhet e vërteta. Ajo dha shembullin e rrallë në politikën kosovare të gatishmërisë së ballafaqimit me të vërtetën.

Drejtësia duhet të zbardhë skemat kriminale të komisionerëve kriminal të cilët krijojnë skema manipulative me vullnetin qytetar.

Vetëm rinumërimi i plotë dhe transparent i votave i nxjerr para drejtësisë këta kriminelë.

Përndryshe, këta kriminelë do të ia hedhin pa u ndëshkuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera