Kandidatët që pritet të zënë ulëse në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 21 February 2021
Edhe pse ende nuk janë certifikuar rezultatet nga KQZ, shumë kandidatë kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme.
Janë bërë një javë që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Deri më tani, ka përfunduar pothuajse edhe i gjithë numrimi i votave të rregullta.
E ato që ende nuk janë numëruar janë votat me kusht e ato të diasporës.
Por një pasqyrë se kush do të jetë pjesë e legjislaturës së 8-të të kuvendit të Kosovës, është ofruar tani më.
Duke u bazar në përqindjet e fituara nga partitë politike nga këto zgjedhje, për shumë kandidatë dihet sa vota kanë fituar.
Lëvizja Vetëvendosje është ajo që ka fituar më së shumti ulëse, e që pritet të marrë akoma më shumë me numërimin e votave me kusht e atyre të diasporës.
Deri më tani dihet se 47 kandidatë të Listës së Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë pjesë e Kuvendit ndersa pritet konfirmimi edhe per të tjerët.
Vjosa Osmani, Glauk Konjufca,, Vasfije Krasniqi, Avni Dehari, Arben Vitia, Donika Gërvalla,e Shqipe Selimi janë vetëm disa nga kandidatët që kanë fituar vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet.
Në këtë listë ka edhe emra tjerë që priten të bëhen deputet për herë të parë, si i Armend Muja, Adriana Matoshi, Doarsa Kica e Faton Peci.
Ndërkohë, edhe nga lista e PDK-së janë bërë të ditur 20 kandidatët që kanë fituar vota të mjaftueshme.
Përveq disa ish-deputetëve të legjislaturës së 7të, deputetë priten të bëhen edhe dy aderimet e reja të kësaj partie.
Bëhet fjalë për profesorin universitar, Ardian Kastrati, e ish drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Edhe nga LDK, janë bërë të ditur 14 kandidatët për deputetë që kanë fituar vota që të zgjidhen deputetë.
Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Armend Zemaj, Ekrem Hyseni, Agim Veliu, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Marigona Geci, Besian Mustafa, Lirije Kajtazi, Vlora Dumoshi, e Valentina Bunjaku Rexhepi janë emrat që pritet të përfaqësojnë LDK-në kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ulëse në kuvendin e Republikës së Kosovës ka siguruar edhe AAK.
Nga kjo parti kandidatët që kanë fituar më së shumti vota deri më tani janë Ramush e Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Shkumbin Demaliaj, Bekë Berisha,e aderimi i ri i kësaj partie Shemsedin Dreshaj.
Ndërsa në pritje të rezultateve finale janë Anton Shala, Arber Tolaj, Albena Reshitaj,Time Kadriaj, Meliza Haradinaj ,Florentina Gjergjaj dhe Albana Bytyqi.
Këta janë disa nga deputetët që do të mund t’i shohim në kuvendin e Kosovës, e ku sipas gjitha gjasave muaji Mars, do të jetë muaji kur të konsitituohet ky institucion.
Të tjera
-
Këto raste të rëndësishme po i hetonte prokurori që vdiq sot
Prokurori, Enver Krasniqi, që vdiq mbrëmjen e së mërkurës përveç rastit të 2....
-
LVV-ja me qindra mijëra vota para PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë gjithsej 146...
-
Këto parti nuk morën asnjë votë nga diaspora
Lista Serbe nuk ka marrë as edhe një votë nga votat me postë, shkruan Gazeta ...
-
Përfundimtare: Ky është numri i deputetëve që morën partitë
Vetëvendsoje merr 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të numëri...
-
Lajçak i drejtohet Kurtit nga Beogradi: Asnjë udhëheqës nuk e ka luksin t’i zgjedh përparësitë
I dërguari i BE’së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha...
-
Totali i votave të LVV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit
Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit në total d...
-
PDK përmbys rezultatin për vendin e dytë
Tashmë ka përfunduar numërimi i votave nga jashtë vendit, dhe partia e parë k...
-
LAJMI I FUNDIT: Kaq deputetë i fiton Vetëvendosje
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve...
-
Përfundon numërimi i votave të diasporës, kaq përqind mori Vetëvendosje
Ka përfunduar numërimi i votave të dërguara me postë në QNR. VV ka marrë m...
-
Vdes prokurori që hetonte vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit
Ka ndërruar jetë, Enver Krasniqi nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Lajmin...
-
Murat Jashari vdiq në QKUK
Ka vdekur Murat Jashari, i dënuar për tentativë vrasjeje ndaj Azem Vllasit. ...
-
Ja kush ishte Murat Jashari që vdiq pak më parë
Murat Jashari, i dënuari për tentativë vrasjeje ndaj avokatit Azem Vllasi ka ...