Kandidatët mitrovicas të zhgënjyer me rezultatet, disa dyshojnë në vjedhje të votave
Autori: Gazeta inFokus
08:02 | 20 Qershor 2017
Shumica e kandidatëve mitrovicas për deputetë prej të gjitha partive, nuk kanë marr votat që kanë pretenduar në Mitrovicë.
Disa prej tyre janë shprehur të zhgënjyer me rezultatet, derisa janë arsyetuar se pak kanë punuar individualisht, dhe më shumë janë përqendruar në nivel të partisë. Ka edhe të tillë të cilët dyshojnë se votat e tyre janë keqpërdorur nga ana e komisionerëve dhe vëzhguesve.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, njëherësh kandidat për deputet nga radhët e koalicionit LAA-n, i cili ka marr më pak se 2 mijë vota, tha se nuk ndjehet i zhgënjyer me rezultatet. Sipas tij, përjashtuar videon ku ai fton publikisht qytetarët për ta votuar, Bahtiri thotë se nuk ka kërkuar votë për veten, por për partinë.
“Nuk ndihem aspak i zhgënjyer, duke marrë parasysh se zgjedhjet lokale dallojnë shumë nga ato qendrore. Unë nuk kam kërkuar votë për veten, por për partinë. I kam ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë ndryshimin, dhe jo Agimin”, ka thënë për KosovaPress Bahtiri.
Ai ka falënderuar qytetarët e vendit, sidomos ata të Mitrovicës, për besimin dhe siç tha ai, faktin që është renditur i treti pas Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit.
Rrustem Musa, kandidat nga radhët e PAN-it, ka bërë të ditur për KosovaPress se ndjehet tejet i zhgënjyer dhe se dyshon në keqpërdorim të votave.
“Po, jam i zhgënjyer. Është rrezik se votat e kandidatëve janë keqpërdorë nga ana e komisionerëve dhe vëzhguesve”, tha shkurt Musa.
Edhe Faruk Mujka, kandidat nga Vetëvendosja, theksoi se është i zhgënjyer. Ai ka potencuar se më shumë është punuar për partinë sesa për individët.
“Është zhgënjyese. Nuk kemi punuar, ose më mirë me thënë se puna jonë ka qenë e përqendruar në fitoren e përgjithshme sesa të individëve”, sqaroi Mujka.
Ja nga sa vota kanë marr kandidatët mitrovicas në vendlindjen e tyre.
Kandidatët mitrovicas për deputetë nga koalicioni PAN: Abdyl Salihu PDK (4422), Rrustem Musa PDK (4276), Jehona Shyti PDK (2636), Drita Kadriu PDK (2030).
Kandidatët mitrovicas nga koalicioni LAA: Faton Peci LDK (1837), Agim Bahtiri AKR (1791), Sadri Ferati LDK (1521), Jeton Ujkani AKR (750), Hasan Preteni Alternativa (214).
Kandidatët mitrovicas nga Vetëvendosje: Faruk Mujka (2142), Vlora Haxhimehmeti (1449) dhe Fidan Ademi (1342). Kandidati i Nisma-s nga komuna e Mitrovicës, Besim Shyti, ka marr 931 vota, ndërsa AAK-ja nuk ka pasur fare kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës nga kjo komunë.
Ndryshe, tashmë kur kanë filluar të publikohen të dhënat se sa vota fituan kandidatët për deputetë në parlamentin e Kosovës, mësohet se nga të gjithë kandidatët mitrovicas, vetëm Abdyl Salihu nga PDK, përkatësisht koalicioni PAN, i cili ka marr gjithsej rreth 12 mijë vota, ka arritur të sigurojë ulësen në Kuvendin e Kosovës.
I kontaktuar nga KosovaPress, Salihu ka thënë përmes telefonit se do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve në përpjekje të krijimit të një mirëqenie sa më të mirë për të gjithë pa dallim.
“Do të jem zë i fortë brenda Parlamentit për një mirëqenie sa më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim, për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, sistem cilësor sidomos në shëndetësi e arsim, si dhe gjyqësor të pavarur”, ka thënë shkurt Salihu.
Në anën tjetër, sa i përket liderëve, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kryeson listën e më të votuarve nga elektorati në Mitrovicë, duke marrë 7937 vota.
Pas tij renditet Albin Kurti me 7483 vota, ndërsa i treti vjen Avdullah Hoti me 2849 vota. Ndërkohë që kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka 2118 vota, Behgjet Pacolli 1169 vota, Fatmir Limaj 621 vota dhe Mimoza Kusari-Lila 552 vota.

T� tjera
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
































