Lajme

Kandidatët e PDK-së me aktakuza që synojnë të bëhen kryetarë komunash

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 23 August 2017

Partia Demokratike e Kosovës mbrëmë vonë ka publikuar listën e kandidatëve të saj për kryetarë komunash.

Ajo ka zgjedhë të garojë në 30 komuna, por ka përjashtuar bastionin kryesor – Skenderajn.

Në listën PDK ka vendosur t’i fusë dy kandidatë ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza, apo janë duke u zhvilluar hetime.

-Advertisement-

 

Ndër ta është Sokol Bashota, i cili rikandidohet për të tretën herë në këtë komunë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në korrik të vitit të kaluar ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit aktual dhe kandidat për një mandat tjetër, Sokol Bashota, dhe tre zyrtarëve tjerë.

Ai dhe tre të tjerët akuzohen për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe  mosraportimit apo raportimit të rremë të pasurisë, të hyrave/të ardhurave, dhuratave, dobive të tjera materiale ose detyrimeve financiare.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzën pranë Gjykatës Themelore në Pejë për rastin “Klina”.

“Katër të pandehur akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelje kjo nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në bashkëkryerje sipas nenit 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhej në komunikatë.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës pas hetimeve të ndërlikuara të kryera nga Policia e Kosovës.

PDK është në garë për kryetarë komunash edhe me një kandidat

Fjala është për nënkryetarin e PDK-së, Zenun Pajaziti, të cilin partia e tij e kandidojë për kryetar Gjilani.

Prokuroria Speciale kishte njoftuar se ndaj Zenun Pajazitit, dhe disa zyrtarëve tjerë të PDK-së, ka nisur hetimet si të dyshuar për përfshirje në caktimin e njerëzve të afërm me subjektin e tij në borde të ndërmarrjeve publike e shtetërore të Kosovës.

Këto hetime erdhën pasi Gazeta Insajderi publikoi një seri përgjimesh të njohura si “Dosja e Shefave”.

Përveç Zenun Pajazitit, në këto hetime Prokuroria Speciale kishte përfshirë edhe ish-ministrin Besim Beqaj, ish-sekretarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ilhami Gashi; sekretarin e PDK-së në Prizren, Njazi Kryeziu; ish-zëvendësministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj; ish-këshilltarin e ministrit të Punëve të Brendshme, Sedat Gashin dhe ish-shefen e Divizionit Farmaceotik në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.

Sipas prokurorisë, Pajaziti dhe zyrtarët tjerë të PDK-së dyshohen për shpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës.

Secila prej këtyre dy veprave sanksionohen me dënim me burgim deri në pesë vjet./Insajderi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera