Kandidatët demokratë për presidencialet amerikane të 2020
Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 10 February 2019
Me një diversitet rekord prezantohen kandidatët e shumtë në numër nën siglën demokrate për të sfiduar republikanin Donald Trump në presidencialet e 2020.
Ja lista e kandidatëve të parë që hyjnë zyrtarisht në arenën zgjedhore.
– Elizabeth Warren –
68-vjeçe, senatorja e Massachusetts starton garën përkrah figurave të rëndësishme të demokratëve. Duke sfiduar polemikën mbi origjinën e saj të largët amerikano-indiane, ish-pedagogia e drejtësisë në Harvard, e cilësuar “Pocahontas” nga presidenti Donald Trump zyrtarizoi kandidaturën e saj më 2 shkurt. Ajo u spikat për kritikat e artikuluara ndaj gabimeve të Wall Street.
– Cory Booker –
Senatori me ngjyrë karizmatik dhe i njohur në sajë të medias, shpesh i krahasuar me Barack Obama, Cory Booker shpalli kandidaturën e tij më 1 shkurt duke predikuar bashkimin në një Amerikë të përçarë. Ish-kryebashkiaku i Newark, në New Jersey, ky ndjekës i Twitter dhe orator i spikatur 49 vjeç, prej vitesh aludohej të ishte pjesë e garës për presidencialet.
– Kamala Harris –
E shumëpritura, senatorja e Kalifornisë e cila aspiron të bëhet presidentja e parë me ngjyrë e SHBA-së njoftoi kandidaturën e saj përvjetorin e lindjes së Martin Luther King, më 21 janar. Vajza e një shkencëtare indiane në mjekësi dhe një ekonomisti nga Xhamajka, Kamala Harris 54 vjeçe fillimisht ka mbajtur postin e prokurores së San Francisco më pas mori drejtimin e Shërbimit Gjyqësor të gjithë Kalifornisë (2001-2017).
– Kirsten Gillibrand –
Senatorja e Nju Jorkut u bë e njohur për luftën kundër ngacmimit seksual, veçanërisht në radhët e Ushtrisë, përpara emergjencës së lëvizjes #MeToo që mbështet në mënyrë aktive.
– Julian Castro –
Nipi i një emigrante meksikane dhe ish-sekretarit të Shtetit gjatë presidencës së Barack Obama, Julian Castro shpalli kandidaturën në anglisht dhe spanjisht më 12 janar, në mesin e debateve me tone të larta për emigracionin. Ish-kryebashkiaku i qytetit të San Antonio, në Teksas i moshës 44 vjeç shpreson të emërohet presidenti i parë hispanik i SHBA-së.
– Pete Buttigieg –
Kryebashkiaku i ri në moshë i qytetit South Bend, në Indiana iu bashkua garës më 23 janar me një mesazh tërësisht të orientuar drejt së ardhmes. Ish-ushtarak i moshës 37 vjeç ai do të renditet kandidati i parë që shfaqi hapur homoseksualitetin e tij në presidencialet amerikane nëse fiton parapraket e demokratëve.
– Tulsi Gabbard –
Vetëm 37 vjeçe, e zgjedhura e Dhomës së Përfaqësuesve me origjinë nga Hawaï u hodh në garë më 11 janar. Mbështetëse e Bernie Sanders en 2016, ish-ushtarakja u kritikua për takimin e saj me liderin sirian, Bachar Al-Assad në valën e luftës civile, dhe për deklaratat e mëparshme antihomoseksuale që më pas shprehu keqardhje.
– John Delaney –
I zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve ku ai përfaqëson Maryland, John Delaney është përfshirë shumë herët në garë që në korrikun 2017, por shanset për të duken të pakta.
– Andrew Yang –
Biznesmen shumë pak i njohur, i lindur në 1975. Ai u pozicionua në garë pothuajse pa zhurmë që në fund të 2017, duke paralajmëruar për rreziqet e teknologjive të reja mbi punësimin amerikan.
-Aspirantët të cilat nuk kanë dalë ende hapur-
Një numër i madh i figurave me peshë të kampit demokrat nuk kanë vendosur ende, përfshirë ish-zëvendëspresidentin e Barack Obama, Joe Biden, senatorin dhe ish-kandidatin në parapraket demokrate, Bernie Sanders, senatoren Amy Klobuchar, senatorin Sherrod Brown, ish-deputetin e Dhomës Beto O’Rourke, miliarderin Michael Bloomberg dhe guvernatorin e Shtetit të Montanës, Steve Bullock.
Të tjera
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite vo...
-
Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita
Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë ...
-
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kër...
-
Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të...
-
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër Kryetarja e Forumit të G...
-
Abazoviq: Vota kundër Kosovës e Malit tw Zi tregon realitet të ri
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vota kundër Kosov...
-
Osmani e Statovci ishin për iftar në mensën e studentëve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në gru...
-
Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW
Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë so...
-
Sot mblidhen dy komisione të Kuvendit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike,...
-
Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Ma...
-
Moti në Kosovë me diell
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë....
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...