Rozë

Kanceri nuk e pengoi të bëhej modele (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 06 May 2017

Natalia Harris nga Manhattan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka mbijetuar një kanceri në kockë. Por kjo nuk e ndaloi 21-vjeçaren të ndjekë ëndrrat e saj në fushën e modelimit në SHBA.

Kur ishte vetëm 12 vjeç, Natalia u diagnostikua me tumor malinj në këmbën e saj. Mjekët ia zëvendësuan kockën e prekur nga kanceri me një protezë titaniumi, të cilën ajo e rinovoi përsëri në vitin 2016.

Natalia është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore dhe kjo nuk e pengon, jo vetëm të modelojë, por me këmbën e saj është në gjendja të rrëshqasë edhe në pistë. “Unë kam një shenjë nga operacioni në këmbë, por kjo nuk më pengon aspak të ndjek ëndrrat e mia. Ato se çfarë duhet të bëj në jetë.

-Advertisement-

Pavarësisht situatës sime unë nuk heq dorë nga asgjë. Kanceri nuk duhet të ketë verdiktin përfundimtar në jetën time. Ëndrra për të modeluar më dha shpresë edhe për të jetuar”, u shpreh modelja. “Unë do vazhdoj të modeloj duke e treguar shenjën time në këmbë dhe më këtë dua t’u japë kurajë të gjithë njerëzve që i kanë humbur shpresat për të mposhtur sfidat e jetës”, shtoi Natalia./KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera