Shëndetësi

Kanceri në stomak zhvillohet në heshtje. Këto janë shenjat e para! Është e rëndësishme që të jesh i vëmendshëm!

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 14 August 2017

Kanceri i stomakut është një sëmundje vdekjeprurëse e cila vret mijëra njerëz çdo vit. Shanset e mbijetesës janë të larta nëse e zbuloni sëmundjen në kohë, por rrallë herë dikush i kushton vëmendje simptomave derisa bëhet shumë vonë.

Ajo që ju duhet të bëni që të parandaloni kancerin e stomakut është  të njihni simptomat në kohë. Kjo nuk është diçka e lehtë  sepse  shpesh i ngjajnë  gripit ose një infeksioni viral. Lënia e simptomave të pa trajtuara mund të çojë në zhvillimin e kancerit të stomakut i cili përparon ngadalë, por është vdekjeprurës në fazat e mëvonshme

Këtu janë shenjat e zakonshme të hershme të kancerit të stomakut:
Lëvizjet e çrregullta të zorrëve
Gjak gjatë jashtëqitjes
Të përziera dhe të vjella
Anemia
Ndjenja e ngopjes edhe pas një vakt të lehtë
Mungesa e oreksit
Dhimbje e mprehtë e barkut
Siç mund ta shihni, simptomat nuk janë shumë specifike, prandaj njerëzit zakonisht injorojnë ato, duke bërë një gabim fatal. Megjithatë, kanceri i stomakut mund të parandalohet. Ekspertët rekomandojnë shmangien e ushqimeve të përpunuara dhe të sheqerit, si dhe mishin e kuq të pjekur në skarë. Mjekët rekomandojnë një dietë të shëndetshme të pasur me ushqime që përmbajnë fibra dhe lëndë ushqyese të tjera, si dhe fruta dhe perime të freskëta. Ju duhet të rrisni edhe konsumin e shafranit – kjo erëz speciale ka përfitime të shumta shëndetësore, duke përfshirë parandalimin e kancerit. Më poshtë po iu tregojmë  një recetë të thjeshtë që do t’ju ndihmojë të përfitoni nga shafranët siç duhet.
Përbërësit¼ lugë çaji me shafran i Indisë½ lugë çaji me vaj ulliripiper i ziPërgatitjaThjesht përzini përbërësit së bashku dhe konsumoni përzierjen ose shtojeni atë në sallatën  tuaj. Sidoqoftë, sigurohuni që  mos ta gatuani këtë përzierje pasi do të humbni përfitimet e saj. Konsumojeni disa herë në ditë për të rritur sistemin tuaj imunitar dhe për të parandaluar zhvillimin e kancerit të stomakut.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera