Shëndetësi

Kanceri në mushkëri: Humbja e peshës asnjëherë s’bën të injorohet

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 27 June 2018

Simptomat e kancerit të mushkërive mund të jenë të vështira për t’u vërejtur në fazat e hershme. Por shenjat e njohura të këtij kanceri përfshijnë kollitjen dhe dhimbjen në gjoks.

Megjithatë, përveç këtyre dyjave, ekspertët bëjnë thirrje që asnjëherë të mos e injoroni edhe humbjen e pashpjegueshme të peshës, pasi që është një nga simptomat kryesore, transmeton Telegrafi.

Kanceri i mushkërive është një nga llojet më të zakonshme të kancerit në botë, ndërkaq kryesisht i prek njerëzit mbi 40 vjet.

-Advertisement-

Përveç humbjes së pashpjegueshme të peshës dhe kollit të vazhdueshëm, ekspertët shëndetësorë tregojnë se simptomat e kancerit në mushkëri përfshijnë edhe kollin me gjak, problemet me frymëmarrje dhe dhimbjet në gjoks.

Në fakt, nëse rregullisht keni infeksione në gjoks dhe ndiheni të lodhur, ju jeni më të rrezikuar nga ky lloj i kancerit.

Doktorët thonë se nëse e keni pasur ndonjërën nga simptomat e lartcekura për më gjatë se tri javë, urgjentisht duhet të konsultoheni me doktorin.

Vlen të ceket se vetëm në Mbretërinë e Bashkuar diagnostikohen 44,500 njerëz me kancer në mushkëri brenda vitit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera