Lajme

Kancelarja Merkel zhvillon të hënën bisedë me kryeministrin Kurti, mësohet arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 16 May 2021

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të zhvillojë një bisedë të hënën pasdite me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton DW.

Merkel do të komunikojë me Kurtin përmes një videokonference, ku do të diskutohet një gamë e gjerë çështjesh, ndër to edhe dialogu me Serbinë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, njoftoi se biseda do të përqendrohet shumë në kursin e reformave në Kosovë.

-Advertisement-

Më tej bashkëbiseduesit do të diskutojnë për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera