Kancelarja Merkel mbron politikën e saj ndaj refugjatëve
Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 31 August 2017
Megjithë kritikat kancelarja Merkel mbron politikën e saj ndaj refugjatëve dhe është kundër vendosjes së kuotave maksimale për refugjatët dhe migrantët. Migrantët legalë nga Ballkani janë të mirëpritur, tha ajo.
Në një intervistë me kanalin televiziv publik gjerman ZDF kancelarja Merkel u shpreh edhe për politikën e saj ndaj refugjatëve. Jo vetëm partia simotër e CDU-së, CSU-ja, kërkon vendosjen e kuotave maksimale për pranimin e refugjatëve. Këtë e kërkojnë edhe politikanë të CDU-së, si ministri i Financave Wolfgang Schäuble, që është shprehur për një orkan refugjatësh drejt Gjermanisë.
Kancelarja Merkel përsëriti formulën e saj “ne mund t’ia dalim mbanë” dhe tha se kufijtë maksimalë nuk mund të përcaktohen në mënyrë të njëanshme. Por ajo theksoi se në lidhje me refugjatët nga Afrika ndjek idenë e një reduktimi të numrit të refugjatëve ilegalë dhe përcaktimit të kontigjenteve legale si në rastin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor kancelarja Merkel tha, se nëse dikush nga këto vende ka njo ofertë për punë nga Gjermania, ai mund të vijë dhe të punojë këtu. Ajo tha se nuk është dakord me idenë e kufizimit kohor të vizave të qëndrimit për të punuar në Gjermani për tre ose pesë vjet. Pra sipas kancelares nëse dikush mund ta vazhdojë kontratën e punës, nëse dikush studion në Gjermani dhe gjen vend pune e kështu me radhë, ai ose ajo duhet të kenë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani. Dhe kush merr një vend pune të përhershëm në Gjermani duhet të marrë leje të përhershme qëndrimi në Gjermani.
Kryeministri i landit Sachsen-Anhalt, Reiner Haseloff (CDU) dhe ministri i Financave të landit të Bavarisë Markus Söder (CSU) përsëritën në disa intervista për mediat gjermane kërkesat për përcaktimin e kuotave për refugjatët dhe emigrantët. Söder tha për gazetën „Münchner Merkur” se Gjermania mund të jetë në gjendje të integrojë 200.000 deri në 300.000 emigrantë në vit dhe se nëse vijnë më tepër, integrimi nuk do të jetë i mundur.
Kurse Haseloff tha për gazetën „Bild”: “Ne duhet të bëjmë shumë shpejtë të qartë se cilat gjëra jemi në gjendje t’i bëjmë dhe cilat jo, cilat janë kufijtë tanë dhe të vendosim pas kësaj kuota maksimale për të gjithë Gjermaninë.” Duke iu referuar thënies së kancelares Merkel, se e drejta për azil nuk njeh kufij maksimalë, ai tha se kjo ndoshta është e mundshme „ndoshta në teori, por në praktikë jo.”. /dw/.
Të tjera
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...