Kancelari scholz viziton Greqinë: Marrëdhëniet Turqi- Greqi të zgjidhen me dialog

Autori: Gazeta inFokus
13:05 | 28 October 2022
Kryeministri grek Mitsotakis është shprehur i kënaqur pasi atë që ka kërkuar ai dhe qeveria e tij, nga vizita e kancelarit gjerman Scholz në Athinë, d.m.th një përgjigje të pastër sa u përket marrëdhënieve grekoturke, e kanë marrë.
“Mesdheu është një zonë plot potencial, veçanërisht ekonomikisht dhe dy fqinjë, për më tepër aleatë të NATO-s, duhet t’i shfrytëzojnë këto mundësi për të mirën e popullatës së tyre dhe jo të vënë në dyshim sovranitetin e njëri tjetrit- ka thënë lideri gjerman në konferencën e përbashkët për shtyp.
“Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis Greqisë dhe Turqisë, janë të rëndësishme jo vetëm për të dy vendet, por për të gjithë Evropën dhe aleancën transatlantike. Nuk duhet të ndodhë që partnerët e NATO-s të vënë në dyshim sovranitetin e njëri-tjetrit dhe të gjitha çështjet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe në bazë të ligjit ndërkombëtar”, tha kancelari Scholz.
Nga ana e tij kreu i qeverisë greke kritikoi retorikën agresive të Turqisë duke thënë se lufta e vazhdueshme e Rusisë në Ukrainë nuk lë vend për më shumë tensione në Evropë dhe ka deklaruar se është gjithmonë gati për të ofruar një dorë miqësie, për të shuar tensionet , për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore.
“Fqinjët tanë dhe të gjithë aleatët tanë e dinë se ishujt grekë nuk kërcënojnë askënd. Dëshiroj ta mbyll me një urim. Dëshira ime është që edhe me vonesë fqinjët tanë të zgjedhin rrugën e zbutjes së tensionit, të ligjshmërisë, të bashkëjetesës paqësore pa shpërthime retorike, por me veprime konstruktive”, u shpreh Kyriakos Mitsotakis.
Por opozita ka kritikuar kryeministrin grek , pas deklaratave të përbashkëta dhe sqarimit të tij , se tanket gjermane Marder që Athina po merr nga Berlini , do ti çojë në kufirin tokësor me Turqinë në Evro ,dhe jo në ishujt grekë, nga u morën tanket e vjetër të ushtrisë greke që u dërguan në Ukrainë, duke plotësuar kështu, sipas opozitës, një parakusht të Ankarasë për demilitarizimin e ishujve.
Mitsotakis dhe Scholz kanë folur gjerësisht për krizën në Ukrainë duke u pozicionuar së bashku me vendet e tjera të BE se nuk mund të tolerojnë, pas 80 vjetësh, një luftë të re në zemër të Europës dhe duhet të anulojnë planin e Moskës për të krijuar destabilitet në shoqëritë perëndimore, me krizën energjitike dhe në veçanti me çmimet e gazit.
Kancelari gjerman që nisi vizitën e tij të parë në Greqi, duke parë Akropolin i shoqëruar nga Mitsotakis ka theksuar “kushtet e shkëlqyera ekonomike” në vend duke vënë në dukje një dinamikë “të prekshme” në rritje ,ndërsa në takimin mes tyre janë diskutuar edhe çështjet e emigracionit dhe ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të tjera
-
Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh
Liderët e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë takuar të ...
-
“Do të sul*ojmë deri në agim”, Irani vazhdon ta sul*ojë Izraelin me raketa
Sulmet e Iranit ndaj Izraelit të nisura sonte do të vazhdojnë deri në agim, r...
-
Pensionistët e varfër: Ku ka më shumë në Evropë
Në shumicën e vendeve evropiane, të ardhurat mesatare të personave mbi 65 vje...
-
Ambasadorja shqiptare nga Izraeli: Rrugët bosh, po jetojmë ditë dhe netë shumë të gjata
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka folur për situatën e tensi...
-
Nesër përpjekja e 33-të për konstituim të Kuvendit
Nesër, për herë të 33-të, deputetët do të tentojnë të konstituojnë Kuvendin e...
-
Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot nëpërmjet shkëmbimit t...
-
Izraeli publikon pamjet: Shkatërruam 2 avionë iranianë
Forcat Ajrore Izraelite kanë deklaruar se kanë shkatërruar dy avionë luftarak...
-
Televizioni shtetëror iranian u thotë izraelitëve të evakuohen nëse duan të mbesin gjallë
Televizioni shtetëror i Iranit, duke cituar ushtrinë, thotë se Republika Isla...
-
“Irani i ka shitur dronë me shumicë Serbisë – Në Kosovë duhet “t’ia dijnë për nder” Izraelit për shkatërrimin e fabrikave”, Burim Ramadani për tensionet
Analisti Burim Ramadani është duke komentuar në Pressing në T7 konfliktin Ira...
-
Vetura bie nga ura në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet shoferi
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës në afërsi të fshatit Buron...
-
Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do ta nisë vizitën zyrtare në Budap...
-
Ambasada e SHBA-së në Jordani paralajmëron rrezik nga raketa e Iranit dhe Izraelit në hapësirën ajrore
Ambasada Amerikane në Jordani të hënën i paralajmëroi përsëri amerikanët atje...