Kancelari Scholz në Kosovë, këto janë temat që do të diskutohen
Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 09 June 2022
Tri janë temat në të cilat do të fokusohet kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij të premten e të shtunën në Kosovë, Serbi, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.
Kjo pasi RTKlive ka pyetur të enjten Qeverinë e Gjermanisë, se cilat do të jenë temat të cilat do të jenë në agjendën e kancelarit Scholz, gjatë vizitës së tij në rajon.
Bazuar në përgjigjen e zyrës për media të qeverisë gjermane, lë të kuptohet se tri temat kanë të bëjnë më shumë me Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut e më pak me Greqinë e Bullgarinë.
“Fokusi i udhëtimit do të jetë perspektiva drejt BE-së që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe”, deklaron zyra e për media e Qeverisë së Gjermanisë.
Në këtë rast, bllokadat dypalëshe tash për tash ekzistojnë mes Kosovës e Serbisë dhe Maqedonisë së veriut dhe Bullgarisë.
Në rastin e Kosovës me Serbinë është procesi i dialogut i cili ka ngecur ashtu siç është bllokuar edhe përparimi i Maqedonisë së Veriut drejt integrimeve evropiane, për shkak se Bullgaria si vend anëtar i BE-së, ka mospajtime me Shkupin zyrtar për çështje historike.
Përveç këtyre dy temave, sipas qeverisë gjermane, diskutime mes kancelarit Scholz dhe drejtuesve të shteteve të rajonit do të ketë edhe për luftën në Ukrainë.
“ Sigurisht, temë do të jetë gjithashtu edhe çështja e koordinimit të reagimeve të mëtejshme të përbashkëta, ndaj luftës dhe agresionit rus ndaj Ukrainës, së bashku me partnerët tanë të ngushtë, që janë anëtarë të BE-së ose NATO-s, apo kandidatë për anëtarësim”, sqaron një nga zëdhënësit e Qeverisë së Gjermanisë, në përgjigje me shkrim.
Kancelari Scholz do të nisë një udhëtim dy-ditor në Ballkanin perëndimor. Ndalesat e para të planifikuara më 10 qershor janë Kosova dhe Serbia.
Më pas, kancelari federal do të udhëtojë në Selanik të Greqisë me ftesë të kryeministrit grek, për të marrë pjesë në një darkë me vendet e nismës rajonale të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Pas një nate qëndrimi në Selanik, agjenda e Scholzit vazhdon mëngjesin e 11 qershorit në Maqedoninë e Veriut, për të kaluar në Bullgari, si stacionin e fundit të udhëtimit.
Në Kosovë, në agjendë është një vizitë në trupat gjermane të KFOR-it.
Bazuar në përgjigje të zyrës për media të qeverisë së Gjermanisë, gjatë qëndrimit në Prishtinë, Scholz do të ketë vetëm një dhe ai do të jetë me kryeministrin Albin Kurti.
Përveç me të dhe vizitës që do t’u bëjë trupave gjermane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, takime të tjera në Prishtinë, deri të enjten, nuk janë parashikuar.
Kjo zyrë konfirmon se kancelari gjerman do të mbërrijë në Prishtinë, me 10 qershor në orën 9:45 minuta.
Pas takimit me kryeministrin Kurti, të dy bashkë në orën 11:30, do të mbajnë një konferencë për media. Pas Kosovës, kancelari gjerman vazhdon vizitën në Serbi.
Të tjera
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...
-
Shkoi për ta vizituar babanë, u bë piktor i njohur, historia frymëzuese e Zecir Gashit nga Gjermania
Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zecir Gashi, kishte udhëtuar për...
-
Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën (Video)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se p...
-
46 mijë e 556 qytetarë me të drejtë vote në referendumin e së dielës në veri
46 mijë e 556 qytetarë të katër komunave veriore, kanë të drejtë të marrin pj...
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj deklaron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...