Fokus

Kanalizimi vërshon Fakultetin Ekonomik (Video)

Autori: Halil Berisha 09:57 | 09 August 2019

Mëngjesi i së premtes nisi me telashe për fakultetin ekonomik e juridik në Prishtinë.

Kjo pasi aty, oborrin e këtyre fakulteteve, e mbuloi uji, shkruan gazeta inFokus.

 

-Advertisement-

Bile, sasia e ujërave që dolën nga oborri i fakultetit, filloi të dilte edhe jashtë.

Gazeta inFokus ishte në vendin e ngjarjes, ku punonjës të universitetit thanë që problemi është tek ujësjellësi Prishtina.

Madje, sipas tyre, ata as nuk po lajmërohen në telefon, që të vijnë e të sanojnë problemin, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, sa gazeta inFokus qëndroi në vendin e ngjarjes, erdhi edhe një ekip i ujësjellësit, të cilët shikuan gjendjen për së afërmi, në mënyrë që të fillojnë ta rregullojnë problemin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera