Lajme

Kanalizimi e mbyt Plemetinin që 12 vjet

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 17 September 2023

Kanë të njëjtin hall.

Banorët e Plemetinit të Obiliqit telashin me kanalizim thonë që e kanë tash e 12 vjet, por kohëve të fundit është bërë i padurueshëm.

”Sa herë t’vijnë fëmija këtu edhe dalin lujnë jashtë vijnë brenda thojnë cka osht kjo erë”- thotë banori Enver Ibrahimi për Klan Kosovën.

-Advertisement-

Zor për ta ishte më shumë gjatë verës, e problem ishte edhe të hapen dritaret e të qëndrosh në oborre thotë një banor i komunitetit serb i kësaj ane.

Sipas banorëve investimet e komunës nuk munguan, mirëpo jo aty ku këta kërkuan.

Nga drejtoria për shërbime publike dhe emergjencë thanë që së shpejti problemi do rregullohet.

“Me datën 01.09.2023 kemi bërë kërkesë te operatori të cilin e kemi për mirëmbajtjen e kanalizimeve dhe ka hyrë në proces dhe momentin që t’i vie rendi do rregullohet “- tha në një përgjigje me shkrim për Klan Kosovën drejtori i shërbimeve publike dhe emergjencave në Komunën e Obiliqt, Abdyrrahmon Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera